07 Dhjetor 2024

Disa fjalë për përmbledhjen “Dashuri e vetmi”, ribotim i autorit Ahmet Pllana

Shkruar nga Nijazi Kastrati  

Këto ditë pata rastin të takoj mikun tim, Ahmet Pllana, me ç’rast më dhuroi librin e tij me poezi, titulluar ”Dashuri e vetmi”.

Tema e dashurisë jo vetëm në letërsin botërore, por edhe në letërsinë shqipe ka një shtrirje mjaft të madhe.

Gadi se çdo poet pak a shumë dhe në mënyra të ndrsyhme i qasen trajtimit të kesaj teme, andaj edhe poeti Ahmet Pllana, jo vetëm që i qaset me mjaft suksese trajtimit të kësaj teme, por këtë edhe na paraqet në dimenzione të ndryshme, duke na paraqitur një lidhje të ngusht mes dashurisë dhe jetës.

Librin autori e kishte nda në pesë kapituj: Pa dashuri s’ka jetë, Vdekje vetmie, Zjarri i dashurisë, Dashuri mirësi dhe  Unaza e dashurisë, ndërsa brenda këtyre pesë kapitujve janë të përfshira gjithsej  73 poezi.

Autori jo rastësisht e ka titulluar edhe librin “Dashuri e vetmi”, sepse sapo ta shfletojmë radhazi, t’i lexojmë dhe analizojmë mirë, atëherë vijmë në përfundim se autori na njeh dhe na dëshmon më për së afërmi me jeten në dashuri dhe jeten pa dashuri e në vetmi.

Ate se çfarë është dashuria, jo si fjalë e thatë, jo si një shprehje e zakonshme, por me at dashuri që burimin e ka në shpirt e buron thellë nga zemra.

Për dashurinë që jep jetë, por edhe jetën ngnjëherë që e bënë skëterrë. Andaj këtu autori na ka dhënë dy dimenzionet e jetës; ate me dashuri dhe pa dashuri.

Në afër tridhjetë poezi autori në mënyra dhe forma të ndryshme, përmes vargjeve vë në pah rëndësinë  e dashurisë në jetë.

    “Zemra e dashurisë
Gurthemel i njerëzisë
Frymëmarrje, aromë parajse
Lum, det i ardhmërisë”
                    ‘Zemra e dashurisë”

Apo në tjetrën “Vetmi pa dashuri”

“Vetmi vetmi, o Zot a ka më zi
Si të gjendet e sinqert një dashuri”

Dashurinë autori na e paraqet edhe si një element i lumturisë, në njëfarë mënyre dashuria është si një katalizator që ndërton dhe rregullon marrdhënjet brenda përbrenda familjes apo edhe të qiftit.

Kështu në dashuri jetuan edhe gjyshërit tanë, në varfëri, por të lumtur e me dashuri:

“ Edhe në kohët e vjetra
Gjyshët e gjyshet tona
Kanë dashuruar vërtetë
15 fëmijë dëshmi në jetë”

Shpesherë autori dashurisë i mveshë dhe epitete të ndryshme, dhe si pasojë dashuria sjell: zjarr, dehje, aromë, divorc, etj.

Autori dashurinë e përshkruan edhe si melhem, bar shërues që shëron plagë:

“E vetmuar vdes dashuria
Ylli i mëngjesit largim i stresit
Ku ka dashuri s’ka vetmi
Aty ka bar shërues, ka lumturi”
                    “ Dashuria shëron”

Dhe e kundërta e kësa:

“ Dy dashuri
Dy tradhti
Njera në fillim
Tjetra në fund
Mjerisht asnjera
Nuk dërgoi askund”

Për mos e zgjatur shumë, autorit i dëshirojmë shëndet e shumë suksese në botimet apo ribotimet tjera, me çka na e pasuron edhe me tutjje fondin e veprave te letersisë sonë me teamtikën e dashurisë dhe të tjera!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)