05 Dhjetor 2024

Deponimi dhe katalogimi i librave të Buxhovit në systemin e Bibliotekës së Universitetit të Harvardit

Shkruar nga Ramiz Tafilaj

Kanë kaluar mëse tri dekada nga koha kur kishim vendosë themelet e shtëpisë botuese Jalifat Publishing në Houston, me vetëm një mission: avansimin e krijuesëve shqiptarë e sidomos sjelljen para publikut amerikan të titujve më adekuat të përkthyer në anglishte të krijuesëve shqiptarë.

Ky ishte edhe insistimi i një miku tim, e lobistit shqiptar në Amerikë i cili që nga studimet universitare në Texas e tek ato postdiplomike në Harvard rrezatoi e shpërfaqi më së miri kauzën tone kombëtare, Dr. Faton Bislimi.

Si shqiptar i mërguar për më shumë se gjysëm shekulli në SHBA, asnjëherë nuk isha ndarë nga aktiviteti kombëtar, por pikë të dobët gjithënjë e kam pasë arsimimin kualitativ.

Andaj, bashkë me bashkëshortën time, Diana, kishim kthyer shtëpinë tone në Houston në një lloj konvikti pa pagesë për dhjetra e dhjetra studentë meritorë shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike. Kurse, me shtepinë tone botuese, Jalifat Publishing, i dhamë edhe një dimension tjetër përkushtimit për vendin.

U ndjeva thellësisht i nderuar, e besa edhe i privilegjuar që për dy ditë aktivitete të ngjeshura në Boston arritëm aq sa as që e kishim ëndërruar ndonjëherë.

Mikëpritje fisnike që na u bë në Katedralën Shën Gjergji të Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA dhe takimet aq të këndëshme me znj. Toli e Dr. Doko, njëra presidente e Kishës, e tjetra drejtore e Bibliotekës Memoriale Fan S. Noli aty ishin shumë inspiruese.

Të vizitosh këtë vend, e të shohësh karrigen e tavolinën e punës së Fan Nolit nuk mund të mos jetë një ringjallje kombëtare për secilin shqiptar. Edhe vizita tek varrezat e Nolit e Konicës ishte po aq emocionale.

Krejt kjo, për një arsyeje: sjellja dhe promovimi i librit tre-vëllimor historiografik “Kosova” nga autori dhe historiani Jusuf Buxhovi. Librat e tij jo vetëm se ia dorezuam katedrales si dhuratë, por edhe i deponuam zyrtarisht në Bibliotekën Memoriale Fan S. Noli.

Kurse, një ditë më vonë, me 24 janar, ndodhi ajo që po të flas nga thellësia e shpirtit, e kisha një drohë frike se mund të mos ndodhte.

Në këtë kohë të pakohë pandemie, në ditën e parë kur njerzit po ktheheshin në punë pas pushimit dimëror, të priteshim nga Zëvendës Drejtoresha e Bibliotekës së Harvardit, znj. Kirk, ishte “dream come true” thonë amerikanët (ëndërr e kthyer në realitet).

Deponimi zyrtar dhe katalogimi i librave të Buxhovit tanimë në systemin e Bibliotekës së Universitetit të Harvardit, është arritje piedestale për një autor, e shumë më shumë për një komb, për historinë e Kosovës, për shqiptarët.

Edhepse misioni ynë primar ishte plasimi "Kosova" e Buxhovit në Harvard, si shtëpi botuese në Houston, ne nuk jemi kursyer asnjëherë për të sjellë tek lexuesit libra me vlerë për kombin tonë, andaj, pata nderin që edhe dy librat e Adem Lushajt “Krimet Serbe ne Kosove” (Rasti i Decanit) dhe “Resurset Malore të Decanit dhe Turizmi” si dhe atë të Dr. Blerim Rekës “Gjeopolitikat ne Ballkan”  t'i plasojë në biblioteken e Universitetit të Harvardit.  

Sikur kjo të mos mjaftonte, në mbrëmjen e asaj dite të ftohtë, në ndërtesën më sibmolike të akademikllëkut të Harvardit, dhe në dhomën më adekuate, pra, në Harvard Faculty Club dhe në Library Room, ne mbajtëm edhe promovimin zyrtar të “Kosovës” së Buxhovit në Harvard.
Isha i emocionuar kur aty pashë një numër jashtëzakonisht të madh pjesëmarrësish, shumë më shumë se sa që kishim pritur, ngase iu dashtë zyrtarëve të ndërtesës të sjellni karriga shtesë disa here. Ishte kjo qërshia mbi torte.

Krejt këto aktivitete që i bëmë për dy ditë, assesi se do të kishin qenë të mundura pa mikun tone dhe njeriun që për më shumë se dy dekada tani punon intensivisht për Kosovën në Amerikë, Dr. Faton Bislimi, nga Bukoviku i Gjilanit, që arriti në majat akademike të botës duke magjistruar në Harvard, e në kupolën e përvojës politike, duke shërbyer edhe në Kongresin e SHBA-ve, në Komitetin për Punë të Jashtme, qysh kur ishte vetëm se student në Texas, në fillim të viteve 2000.

Këdo që takjshim, e që na mirëpriste, na tregonte për respektin dhe gjurmët e paharruara që Fatoni kishte lënë në Harvard dhe ne komunitetin tone në Boston, i cili na nderoi jo vetëm me pjesëmarrje në promovim por edhe me një darkë bujare në ALBA Restaurant që konsiderohej aty si themeli i komunitetit shqiptar.

Librat e Buxhovit ishin arsyeja, por ky mision yni historik që realizuam së fundi në Boston, pas shumë e shumë promovimeve nëpër Evrope e Amerikë, ishte dicka tjetër.

Ishte kulminacioni që një autor mund ta arrijë. Ishte privilegji që një botues ëndërron.

E krejt kjo, i shërben Kosovës dhe kombit tone, shumë më shumë sesa ndonjë individi në vecanti.

Andaj, edhe e bëmë, andaj edhe Fatoni nuk u kursye, ngase pa të dhe lidhjet e tija kaq të forta në Harvard e Boston, “Kosova” e Buxhovit dhe vet storja e jonë si komb e popull s’do ishte sot aty ku e meriton.

Nuk ishte rrugëtim i lehtë ky. Ne kishim edhe kërcënime kur botuam në anglishte veprat e Buxhovit (të përkthyera nga Avni Spahiu, Getoar Mjeku, e Faton Bislimi), nga shqipfolës që ende janë në shërbim të sllavit e sidomos nga sllavet, duke përfshirë këtu edhe Akademinë e Serbisë e bile edhe grupe ultranacionaliste pro-serbe të Rusisë.

Pos kërcënimeve, kishim edhe oferta të majme për të hequr dorë nga publikimi në anglishte. Por, nuk u zbrapsëm. Vec se u forcuam.

Në këtë rrugëtim na u bashkangjit edhe miku ynë i cmuar Milaim Abduallahu, i cili ishte edhe bartësi kryesor i sponzorimit të aktivitetit tone të fundit në Boston.

Tash, po fuqizohemi cdo ditë, në shërbim të kombit e atdheut. Këtë mision s’ka kush që e ndalë. Për mua, sic e thash, është ëndërr e kthyer në realitet. Si shqiptaro-amerikan, sot jam krenar ngase e dij që bashkë arritëm atë që s’po e arrijnë dot shtetet tona, e diplomacitë tona. Për Kosovën e shqiptarët, do ecim tutje!

/Ramiz Tafilaj është shqiptaro-amerikan dhe activist i shquar i kauzës kombëtare në SHBA. Për punën e tij vullnetare dhe filantropiste, ai në vitin 2018 është nderuar me Cmimin Jetësor të Arritjes nga Presidenti Amerikan.  Eshte edhe drejtor dhe pronar I shtepis botuese LALIFAT PUBLISHING/



 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)