21 Dhjetor 2024

Prezantohen temat e konferencës së vullnetarizmit edukativ

Prishtinë, 6 dhjetor - Konferenca Rajonale e Vullnetarizmit Edukativ pritet të mbledhë përfaqësues dhe pjesëmarrës nga shtete si Argjentina, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në një ngjarje një-ditore ku do të trajtohen tema dhe çështje lidhur me Vullnetarizmin Edukativ.

Tema se përse është i nevojshëm Vullnetarizmi Edukativ për të tashmen dhe të ardhmen e edukimit, do të trajtohet thellësisht nga panelistët pjesëmarrës, Elvira Hadžibegović, Drejtore e përgjithshme në Forum MNE, Jehona Gjurgjeala, Drejtore në TOKA, si dhe  nga Afërdita Gjoni, nga Fondacioni Mary Ward Loreto, nën moderimin e Alžbeta Brozmanová Gregorová, Profesoreshë e Asociuar në Universitetin Matej Bel dhe Presidente në Platformën e Qendrave dhe Organizatave të Vullnetarëve.

Paneli i dytë i kësaj konference do të ketë në fokus pedagogjinë e Vullnetarizmit Edukativ si zhvillim i thellësishëm, shërbyes dhe profesional i mësimdhënësve, i cili do të trajtohet nga Simina Bejenaru, Mësuese dhe fasilitatore në Transylvania College, Edina Malkic, Drejtore në International Association “Interactive Open Schools”, si dhe Bojana Perić Prkosovački, Kolping Society of Serbia, të moderuar prej Anca GaidoÈ™, Drejtore në Fondacionin New Horizon.

Gjatë Konferencës do të mbahen tri punëtori të cilat synojnë që të informojnë dhe të diskutojnë me pjesëmarrësit më shumë rreth Metodologjisë së Vullnetarizmit Edukativ.

Temat e punëtorive do të jenë: "Çfarë është shërbimi në kontekstin e COVID-19?", të udhëhequr nga Edina Malkic; "Përse pjesëmarrja e nxënësve në aktivitete të Vullnetarizmit Edukativ ka rëndësi të madhe?", të udhëhequr nga Rreze Hoxha, Menaxhere e Programit në TOKA; si dhe "Dua të filloj të praktikoj Vullnetarizëm Edukativ - cilat janë hapat e mia të para?", të udhëhequr nga Anca GaidoÈ™.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)