Këngëtarja Donna Dafi, përformoi me këngën “Bajat” në Universitetin e Stuttgart-it
Stuttgart, 29 qershor - Mbrëmë, në aktivitetin e organizuar nga Universitetit i Stuttgart-it në Gjermani, rreth zhanrit të muzikës hip- hop dhe rokut, kanë përformuar disa këngëtarë dhe debatuar disa njohës të këtyre zhanreve.
Në mesin e tyre ka qenë edhe këngëtarja Donna Dafi, e cila përformoi me këngën e saj të fundit “Bajat”, ndërsa gjatë debatit tregoi si ka arritur muzikën dhe tekstet e këngëve të saj të i shkruaj vetë.
Donna Dafi tha se me gra e ka shumë më lehtë të bashkëpunojë për realizimin e një këngë të zhanrit hip-hop, dhe se ju bën thirrje atyre të shkruajnë tekste të tilla.
Po ashtu Donna Dafi, foli për biografinë e saj, duke e cituar se familja e saj përbehet nga tri nacionalitet, babai shqiptar, nëna nigeriane, ndërsa gjyshi gjerman.
Sipas saj, nacionaliteti, religjioni, vendi nga vjen në muzikë fare nuk kanë rendësi.
Këngëtarja Donna Dafi, Fakultetin e Arkitekturës e ka përfunduar në Universitetin e Stuttgart, tani është duke i vazhduar studimet për master po në këtë drejtim.