50 Cent mund të dënohet deri me pesë vjet burg
New York, 5 gusht - Këngëtarit të muzikës rep, 50 Cent i është lexuar sot aktakuza kundër tij me dyshimin se e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën dhe i ka dëmtuar apartmentit të saj.
Procesi kundër këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është caktuar për të hënën.
Nëse shpallet fajtor, këngëtari i hitit, In Da Club, mund të dënohet deri me pesë vjet burg dhe gjobë prej 46 mijë dollarëve.
Ish e dashura e tij i ka thënë policisë së gjatë një fjalosje që ka ndodhur më 23 qershor, këngëtari ka filluar që tia shkatërrojë pronën e saj në Liqenin Toluca, para se ajo të mbyllej në dhomën e gjumit.
Ajo më pas ka thënë se këngëtari e ka shkelmuar derën e dhomës dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime.
Policia vlerëson se dëmi i shkaktuar pronës së ish të dashurës së 50 Cent shkon deri në 7100 dollarë.
Ajo i ka thënë policisë së ka qenë në lidhje tre vjeçare me këngëtarin në fjalë, me të cilin e ka edhe një fëmijë.