13 Nëntor 2024

Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit

Prishtinë, 27 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka deklaruar se njësit e doganës kanë arritur që të zbulojnë një puntori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Pas hetimve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve (Viti).

Gjatë bastisje njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsideruesheme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar.

Të gjitha pajisje dhe duhani janë sekuestruar derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)