Ujësjellësi ''Prishtina'' realizon sot punime teknike në rrugën "Llapi"
Prishtinë, 26 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të realizohen disa punime teknike.
Bëhet fjalë për punime në ndrrimin e gypit të ujit në rrugën " Llapi" në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU"Prishtina" dhe Komuna e Prishtinës.
Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.
"'Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës " Haxhi Zeka" dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00'', thekson KRU Prishtina.