Punimet teknike ndërprenë ujin në disa zona të kryeqytetit
Gjatë ditës së sotme do të realizohen disa punime teknike në ndrrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë.
Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30.
Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga "Dëshmorët e Kombit" që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes "Ulpiana" duke vazhduar me lagjen e "Spitalit" e deri te fillimi i lagjes "Veternik në Prishtinë.
Po ashtu KRUP ka njofutar se m kërkesë të kompanisë private Beni Com, të cilët paraprakisht kanë marrë pëlqim nga KRU ”Prishtina” për kyçjen e rrjetës së re të ujësjellësit në rrugën “Ndue Përlleshi” në rrjetin ekzistues në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë behet e ditur se gjatë ditës së sotme KRUP obligohet që të ndërprejë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00-15:00.
Për shkak të krijimit të kushteve për kyçjen e gypit të ujit, ndërprerja e ujit bëhet në gypin kryesor të rrugës “Muharrem Fejza ”.
Po ashtu edhe për konsumatorët e lagjes "Sofalia" do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.
Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.