21 Dhjetor 2024

Prodhuesit nga Kosova kërkojnë reciprocitet ndaj Serbisë te Dheu i Bardhë

Gjilan, 2 shkurt - Problemet ndaj prodhuesve të Kosovës sa vijnë e shtohen. E njëri ndër këto gjatë eksporteve nëpër Serbi përkatësisht te Pikë Kalimi Kufitar Dheu i Bardhë është edhe procedura e doganës së mallit të prodhineve ushqimore e cila bëhet vetëm ditën e marte dhe të enjten.

Prodhuesit tregojnë se Dogana e Serbisë nuk lejon prodhimet ushqimore të Kosovës të eksportohen tranzit nëpër Serbi te Dheu i Bardhë nën stop, por vetëm të marteve e të enjteve.

Derisa situatë tjetër është në Merdare ku mallrat lejohen  gjatë 5 ditëve të javës e te Dheu i Bardhë vetëm 2 ditë.

Sipas prodhuesve doganierët serbë edhe pse marrin tatimet doganore, arsyetohen se Kosova nuk llogaritet si shtet.

Kjo po i shkakton humbje prodhuesve të cilët mallin duhet të realizojnë  eksportet vetëm të marteve e enjteve nga kjo pikë, derisa nga Merdarja kostoja rritet shumë.

Prodhuesit kosovar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës vendosjen e reciprocitetit te Dheu i Bardhë ndaj prodhimeve serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)