Pastrohet dhe dezinfektohet rezervuari në Stacionin e Pompave në Shtime
Prishtinë, 15 shtator - Gjatë ditës së sotme do të pastrohet dhe dezinfektohet Stacioni i Pompave në Shtime, rezervuari me kapacitet V=500 m³ në rrugën “Isa Boletini ” dhe rrjetin kryesor nga Stacioni i Pompave deri te rezervuari me V=500 m³ me L=1200m’ ,Ø 225 mm si dhe rrjetin në drejtimin tjetër nga Stacioni i Pompave deri te rezervuari te Pishat me V= 320 m³ me L=2800 m’ me Ø 200 mm.
Po ashtu edhe gjatë ditës së nesërme 16 shtator 2022 do të vazhdojmë me pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarëve të tjerë në komunën e Shtimes.
Krahas pastrimit të rezervuarëve si domosdoshmëri për cilësi më të mirë të ujit të pijshëm, do e kemi në dispozicion edhe cisternën/autobot për konsumatorët deri në përfundimin e pastrimit të të gjithë rezervuarëve në komunën e Shtimes.