07 Dhjetor 2024

Mercedes largohet nga tregu i Rusisë

Frankfurt, 26 tetor - Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që është larguar nga tregu i Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Kompania me bazë në Gjermani ka ndalur prodhimin dhe eksportimin e produkteve të saj në Rusi, prej fillimit të muajit mars.

Mirëpo tani ajo do të largohet krejtësisht nga tregu rus dhe do t’ua shesë aksionet investitorëve lokalë.

Kompania japoneze, Nissan është larguar nga Rusia më herët gjatë këtij muaji, dhe njëjtë kanë vepruar edhe kompanitë tjera që prodhojnë makina, Toyota dhe Renault.

Nissan ka pësuar humbje prej 700 milionë dollarëve pasi e ka shitur biznesin te një entitet shtetëror për një shumë simbolike.

Mirëpo, Harald Wilhelm, zyrtar financiar në Mercedes, ka thënë se largimi prej Rusisë, nuk pritet të ketë ndikim të madh në fitimet e kompanisë.

Asociacioni i Bizneseve Evropiane ka thënë se 9.558 makina Mercedes janë shitur në Rusi prej muajit janar deri në shtator, çka përbën rënie prej 72.8 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Vendimi për largim, vjen pasi shumë kompani perëndimore janë larguar nga Rusia ma herët gjatë këtij viti, përfshirë, Starbucks, McDonald's dhe Coca-Cola.

Edhe kompanitë tjera për prodhim të makinave, përfshirë: Jaguar Land Rover, General Motors, Aston Martin dhe Rolls-Royce, kanë ndalur të gjitha operacionet në Rusi, pak pas nisjes së luftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)