21 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën e këpucëve në Ferizaj

Ferizaj, 1 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan sot fabrikën e këpucëve “në Ferizaj, mbështetur nga Qeveria nëpërmjet masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kryeministri falënderoi prodhuesin vendor ‘’Hit Shoes’’ për zellin që të kontribuojë në ekonominë e Kosovës, me prodhimtari , eksporte edhe me punësim të popullsisë sonë.

Ai u njoftua nga Xhevat Gashi për prodhimtarinë e kësaj fabrike e cila ka shënuar suksese sidomos në vitet e fundit.

U vlerësua mbështetja prej rreth 70 mijë eurosh nga masa 2.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, që ka ndihmuar që kjo ndërmarrje të jetë e suksesshme.

‘’Shumë fabrika të vogla e bëjnë të madhe ekonominë e Republikës së Kosovës, dhe si qeveri, unë si Kryeministër e Ministri i Financave natyrisht se do jemi gjithmonë pranë prodhuesve tanë të cilët në këtë mënyrë edhe po e përmirësojnë imazhin e Kosovës, sepse cilësia e prodhimeve të tyre është e garantuar’’, është shprehur ai.

Kryeministri vlerësoi faktin që kjo kompani ka shkuar edhe në panaire ndërkombëtare, përfshirë atë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Garda të Italisë, që është panairi më prestigjioz sa i përket këpucëve dhe mbathjeve në përgjithësi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)