13 Nëntor 2024

Ford do të shkurtojë afro 4 mijë vende pune në Evropë

Detorid, 14 shkurt - Gjiganti i automjeteve "Ford" planifikon të shkurtojë 3.800 vende pune në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme në kuadër të planit për ristrukturim të biznesit të saj në kontinent.

Prodhuesi amerikan i automjeteve synon të krijojë një strukturë kostoje më të ulët dhe më konkurruese për "Ford"-in në Evropë.

"Ne po rishpikim plotësisht markën Ford në Evropë", tha Martin Sander, menaxher i përgjithshëm i "Ford Model" në Evropë.

"Ford"-i planifikon të ndryshojë numrin e stafit inxhinierik evropian, duke ulur fuqinë punëtore me 2.800 deri në vitin 2025, me qëllim të kalimit në automjete plotësisht elektrike dhe reduktimin e kompleksitetit të automjeteve.

Ajo do të mbajë një staf inxhinierik prej afro 3.400 personash në Evropë, të fokusuar në projektimin dhe zhvillimin e automjeteve, përveç krijimit të shërbimeve të lidhura.

"Këto janë vendime të vështira, nuk merren lehtë. Jemi të vetëdijshëm për pasigurinë që krijon për ekipin tonë dhe i siguroj se do t'u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë në muajt në vijim", tha Sander.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)