22 Dhjetor 2024

Fillon kontrollimi i zonave në identifikimin e kyçjeve ilegale në ujësjellës

Prishtinë, 9 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, kjo kompani ka formuar grupe / komisione të veçanta për identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e  kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

KRUP bën të ditur se në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët do fillojnë me  veprime në terren.

"Në të njejtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që, të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet me këste mujore prej 12-36 muaj varësisht nga shuma totale e borxhit".

"Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet  që  kanë ndaj KRU ”Prishtina”, thekson KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)