Ekipi i specializuar për kërkim-shpëtim nga KEK-u arrinë në minierën e Artanës
Prishtinë, 2 qershor - Sot në minierën e Artanës ka ndodhur një aksident ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy minatorë.
Me këtë rast, Ekipi i specalizuar në fushën e kërkim-shpëtimit të BIPMKZ nga KEK-u ka arritur në vendngjarje.
Aktualisht, shtabi emergjent ku po merr pjesë edhe Drejtori i BIPMKZ së KEK-ut, Milazim Plakaj, janë duke përgaditur ekipin për nxjerrjen e dy viktimave.
U.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri i cili po ashtu është në vend ngjarje, në emër të korporatës Ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjeve që në aksidentin e sotëm humbën më të dashurit e tyre!