EBA gjen 22 miliardë fuçi rezerva të naftës në Abu Dhabi
Abu Dhabi, 23 nëntor - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë gjetur rezerva të mëdh të naftës në Abu Dhabi, bëri të ditur Këshilli i Lartë i Naftës (SPC) i këtij vendi.
Zbulimi i ri në breg vlerësohet të ketë 22 miliardë fuçi rezerva jokonvencionale të rikuperueshme, tha Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili është po ashtu është nënkryetar i SPC-së, gjatë një takimi virtual.
KLN po ashtu njoftoi një shtesë prej 2 miliard fuçi rezervash konvencionale të naftës, duke sjellë rezervat e saj të rikuperueshme deri në 107 miliardë dhe duke forcuar pozicionin në renditjen globale si mbajtësi i gjashtë i rezervave më të mëdha të naftës.
Zbulimi i ri i EBA-së erdhi pasi vendi njoftoi në nëntor se ka zbuluar rezerva të reja hidrokarbure që përfshijnë 7 miliardë fuçi naftë dhe 1,64 trilion metra kub gaz konvencional dhe burime jokonvencionale të rikuperueshme të gazit prej 4,53 trilionë metra kub.
"Këto shtesa në rezervat e hidrokarbureve të Emirateve të Bashkuara Arabe shënuan një moment historik për vendin që nga azhurnimi i fundit i madh i bazës së rezervave të saj tre dekada më parë", theksohet në një deklaratë nga Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabi (ADNOC).