Nga nesër jetojmë me kredi në kurriz të natyrës!
Prishtinë, 1 gusht - Këtë vit, Dita Botërore e Borxhit Ekologjik shënohet më 2 gusht, ndërsa Kosova nuk është ende pjesë e matjeve të Global Footprint Network.
Kjo ditë shënon datën kur kërkesa jonë vjetore dhe konsumi i burimeve natyrore tejkalon gjithçka që Toka mund të prodhojë ose rinovojë në një vit të tërë.
Kjo po ndodh sepse ne po emetojmë më shumë dioksid karboni në atmosferë sesa mund të thithin oqeanet dhe pyjet tona, duke varfëruar rezervat e peshkut më shpejt se sa mund të plotësohen, dhe duke prerë pyjet përpara se të rriten përsëri.
Pasojat janë me valë ekstremisht të nxehta, zjarre të pandalshme në pyje, përmbytje shkatërruese dhe thatësira dramatike, të cilat po ndodhin gjithnjë e më shpesh në mbarë botën.
Global Footprint Network llogarit Ditën e Borxhit Mjedisor çdo vit duke përdorur gjurmët kombëtare dhe të dhënat e biokapacitetit. Ndërsa 2 gushti shënon Ditën globale të Borxhit Mjedisor, ai hyri në rajonin tonë shumë më herët.
Fillimisht në Slloveni më 18 prill, Mali i Zi më 13 maj, Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina më 29 maj, Maqedonia e Veriut më 7 qershor, Serbia më 8 korrik si dhe do të mbërrijë në Shqipëri më 3 nëntor.
Kjo do të thotë se ne po jetojmë me kredi, duke ua larguar natyrën brezave të ardhshëm.
Në më pak se tetë muaj, njerëzimi ka konsumuar burimet që Toka na ka dhënë për të gjithë vitin.
Në pesë vitet e fundit, tendenca është qetësuar paksa, por është e vështirë të thuhet se sa është nxitur nga ngadalësimi ekonomik dhe sa është rezultat i përpjekjeve për dekarbonizim.
Megjithatë, ulja e Ditës së Borxhit Mjedisor është shumë e ngadaltë. Arritja e objektivit të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike të IPCCR për reduktimin e emetimeve globale të karbonit me 43% deri në vitin 2030 (krahasuar me 2019) do të kërkonte zhvendosjen e Ditës së Borxhit Mjedisor me 19 ditë përpara çdo vit gjatë shtatë viteve të ardhshme.", thekson Petra Boić Petrač nga WWF Adria.
Ka zgjidhje për të reduktuar tejkalimin ekologjik dhe për të nxitur restaurimin biologjik, gjë që mund të çojë përpara në mënyrë të konsiderueshme Ditën e Borxhit Mjedisor.
Platforma Power of Possibility https://www.overshootday.org/power-of-possibility paraqet shumë teknologji, strategji qeveritare, politika publike dhe praktika më të mira nga iniciativat qytetare dhe akademia.
Kështu, një rritje globale e burimeve të energjisë elektrike me karbon të ulët nga 39% aktuale në 75% do të lëvizte këtë ditë për 26 ditë, një reduktim 50% i mbetjeve ushqimore do të fitonte 13 ditë si dhe nga mbjellja e planifikuar e drunjëve me 2.1 ditë shtesë.
Kjo ditë është një tjetër përkujtues se sa shumë ne po i shfrytëzojmë burimet natyrore, duke çuar në kolapsin e përshpejtuar ekologjik dhe klimatik të Tokës.
Kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme, por jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm.
Udhëheqësit botërorë duhet gjithashtu të mbështeten në fuqinë e tyre politike për ta trajtuar situatën aktuale mjedisore si urgjente dhe për të hapur rrugën për një të ardhme të qëndrueshme.
Ligji për Rimëkëmbjen e Natyrës i miratuar së fundmi është rruga e duhur, por tani presim që të plotësohet dhe aplikimi i tij të bëhet i detyrueshëm.
Të gjithë jemi përgjegjës të marrim parasysh se sa e rëndësishme është mbrojtja e natyrës dhe të mbështesim ata për të cilët zbatimi i këtij ligji është prioritet pa alternativë.
Kërkohet që edhe Kosova të bëhet pjesë e matjeve të Global Footprint Network, për të parë nivelin e shfytëzimit të resurseve natyrore dhe për të nxitur reduktimin e tejkalimit ekologjik.