21 Dhjetor 2024

Turizmi shqiptar humbi 1.1 miliardë euro euro nga pandemia

Tiranë, 26 mars - Turizmi në gjithë botën përfshi edhe Shqipërinë ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia, që filloi nga mesi i marsit bllokoi të gjitha udhëtimet për një periudhë disa mujore, por dhe më pas ato mbetën të kufizuara dhe vijojnë të jenë të tilla.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve për udhëtime në Shqipëri u përgjysmuan, duke zbritur në 989 milionë euro.

Në total, në vend kanë hyrë rreth 1.1 miliardë euro më pak, si rrjedhojë e shpenzimeve të munguara të turistëve. Tkurrja ishte më e fortë në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend në 2020- ra me 58.5%, pas viti i mëparshëm kishte qenë më i miri në historinë e turizmit shqiptar.

Rezervimet e verës nga agjencitë e huaja në Europë, nga Polonia, Çekia, vendet nordike, Gjermania etj u anuluan.

Turizmi u mbajt në këmbë nga rajoni, kryesisht shtetasit e Kosovës, të cilët shpëtuan hotelet nga rënia edhe më e thellë e të ardhurave. Në 2020-n, turistët nga Kosova zunë 52% të totalit, nga 34% një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)