22 Mars 2023

OHT prezanton projektin për zhvillimin e turizmit "Made in Kosova"

Prishtinë, 8 dhjetor - Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) organizon ceremoninë zyrtare të prezantimit të projektit “Made in Kosova” që do të mbahet sot në Prishtinë.

Qëllimi i këtij projekti është Zhvillimi i turizmit dhe sensibilizimi i institucioneve për krijimin e projekteve ideore për turizëm të cilat ndikojnë të zhvillim socio-ekonomik.

Promovimi i web-faqes dhe krijimi i reklamës me titra në gjuhë të huaj dhe sponsorizim në projektin “Made in Kosova”.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përfaqësues nga ministritë tjera, përfaqësues të komunave të Kosovës si dhe përfaqësues nga organizata dhe shoqata tjera.

Projekti është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe përmes tij synohet promovimi i resurseve natyrore të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)