21 Dhjetor 2024

Mali i Tomorit, destinacion për të apasionuarit pas natyrës në çdo stinë

Tiranë, 5 prill - Parku kombëtar i Tomorit fton në këto ditë pranvere të apasionuarit pas natyrës ta vizitojnë atë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Berat ndau pamje nga ky park, i cili vitet e fundit është një më të vizituarit si nga vizitorë të huaj, edhe ata vendas.

“Dëborë, lule, gjurmë kafshësh. Një përzierje e dimrit që po ikën dhe e pranverës që po fillon të lulëzojë, e gjumit dimëror me lëvizjen aktive të kafshëve që duan të përfitojnë nga ardhja e pranverës. Një larmi pamjesh dhe situatash në zonën e Dardhës në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, fotografuar gjatë monitorimit të rojeve mjedisore”, thekson ADZM Berat.

ADZM Berat fton të apasionuarit pas natyrës të vizitojnë këtë park dhe të fotografojnë bukuritë e tij.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e parkut kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë, apo aventurierë të rafting në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh lumi Osum, që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij, tepër të vizituara sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës. /ATSH/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)