31 Maj 2023

Hapet Panairit Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2023”

Prishtinë, 16 mars - Sot në sallën 1 tetori në Prishtinë do të organizohet edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2023”.

Panairi i organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës nën patronatin e Komunës së Prishtinës i cili do të vazhdoj të jetë i hapur për publikun deri të shtunën.

Pjesëmarrës në këtë panair do të jenë mbi 200 kompani të turizmit nga 10 shtete të Evropës si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Italia.
 
Për tre ditë me radhë mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim vizitorët do të mund të zbulonojnë oferta për udhëtime nga operatorët turistikë nga Kosova.  

Të gjithë vizitorët e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2023 do të kenë mundësi të jenë pjesë e lojës shpërblyes, ku do të ketë shpërblime si bileta të aeroplani, akomodime në hotele të ndryshme, aranzhmane turistike, vaucher për spa center, shëtitje turistike, darkë për çifte edhe shume dhurata të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)