29 Maj 2023

BE lanson fushatën“Made of Us - Western Balkans Road Trip”

Prishtinë, 25 prill - Bashkimi Europian (BE) lanson fushatën “Made of Us - EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Fushata do të zhvillohet përmes postimeve nga gjashtë video blogerë nga Ballkani Perëndimor, të cilëve u janë bashkuar edhe gjashtë nga BE-ja, dhe që do të udhëtojnë së bashku si dyshe nëpër secilin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata do të eksplorojnë 18 projekte të financuara nga BE-ja dhe dhjetëra lokacione unike, duke e prezantuar rajonin dhe duke i treguar historitë e tij me fjalët e tyre dhe siç i shohin me sytë e tyre.

Përgjatë 42 ditëve, ata do të përshkojnë qindra kilometra me makinë për të sjellë storjet lokale drejtpërdrejt në ekranin tuaj.

Në event do të flasin dy video blogerë nga Kosova dhe Holanda, Alb Muhaxhiri dhe Brian Rocca, Zv. Udhëheqësi për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi, si dhe ekipi kreativ që e menaxhon projektin në prapaskenë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)