24 Qershor 2024

Banja e Elbasanit me ujin termal kurativ

Shkruar nga Ahmet Pllana

Elbasan, 1 prill - Muaji mars i vitit 2023. Mesditë. Kohë e bukur e me diell. Pranverë e vërtetë. Herë herë fryn një fllad i lehtë.

Njerëzit kanë dalë të pijnë ndonjë kafe para drekës. Banja e Elbasanit apo Llixha, siç i thonë vendësit, me ujin termal dhe kurativ që ka, shtrihet në një luginë mes dy kodrave me male dhe plot drunj. Natyrë e bukur në çdo anë. Llixha e Elbasanit një vend i mrekullueshëm.

Vend i bukur ku gjinden shumë hotele dhe shtëpi-hotele për pritjen e mysafirëve. Janë mbi dyzetë hotele, duke filluar nga më modernet deri te ato më të voglat.

Që të gjitha presin mysafirë, kryesisht njerëz të moshuar, të cilët kryesisht lëngojnë nga ndonjë sëmundje, qoftë e reumatizmës, frymëmarrjes, dhembjes së kockave, muskujve, etj. Këtu vijnë edhe të moshave më të reja për pushim dhe relaks.   

Në hotele shërbimi është tejet në nivel, si në kujdesin mjekësor, përdorimin e ujit termal kurativ, në ushtrimet fizikoterapeutike, masazhet, përdorimin e llaçit, etj.

Njerëzit janë të kënaqur me pritjet nga ana e stafit të hoteleve dhe shtëpive si motele. Gjithashtu, edhe ushqimi është tejet i mirë dhe kalorik.

Mysafirët vet deklarohen se çdo gjë është në rregull, sikurse krevatet, pastërtia, kurse dhomat janë të pajisura me televizorë, frigoriferë, internet, etj.

Në të gjitha hotelet ushqimi është i mirë dhe kryesisht i njejtë. Ndërsa, çmimet për një person për një natë dhe tri herë ushqim në ditë janë 14, 15 dhe 20 euro, varet prej hotelit. Në hotele ka një rregull shumë në nivel të duhur.

Me orar të caktuar fillon mëngjesi, pikërisht në orën 8, kurse dreka në orën 13 dhe darka në orën 18. Në Llixha të Elbasanit ka gjallëri, ka jetë.

Pos hoteleve ka restorante dhe kafiteri ku mund të pihet kafja, çaji dhe pijet e ndryshme për pushuesit. Madje, ka edhe çaj të zi që vendësit i thonë ‘çaj Kosove’.

Ka markete dhe treg të rrobave dhe gjësendeve të tjera. Mysafirë kryesisht vijnë burrat me bashkëshortet e tyre, por ka edhe njerëz që vijnë vetëm. Llixha ka bukuri dhe ujë termal kurativ. Shumë njerëz gjejnë shërim këtu.

Të gjithë ndahen të kënaqur me pushimet disa ditëshe. Në Llixha vijnë kryesisht pushues nga Kosova, siç thonë këtu, rreth 80 për qind, kurse 20 për qind vijnë vendës. Vijnë edhe shtetasit e huaj, sikurse gjermanë, italinë, anglezë, etj.

 Këtë vend të mrekullueshëm me ujin shërues që ka, prej pas luftës së fundit në Kosovë e këndej e vizitojnë shumë njerëz një herë në vit, por ka shumë që e vizitojnë edhe dy e tri herë në vit.

Të gjithë ata që kanë bërë pushimet në Llixha të Elbasanit, kthehen të kënaqur, sepse kurohen nga uji termal, por edhe nga ushtrimet fizikoterapeutike dhe përdorimi i llaçit.

Pushuesi Adem Berisha nga Prishtina thotë se qe 7 vite 2 herë në vit shkon në Llixha të Elbasanit. Gjithashtu, edhe Ferat Imeri nga Prekazi, thotë se qe disa vite rresht shkon në Llixha dhe pas kthimit ndahet tejet i kënaqur dhe ndjehet mirë.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)