30 Dhjetor 2024

1.9 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri në vitin 2021

Tiranë, 28 mars - Rreth 1.9 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri vitin e kaluar, gati dyfish më shumë se në vitin pandemik 2020.

Me gjithë përmirësimin, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ende turizmi nuk është rikuperuar plotësisht, pasi të ardhurat nga ky sektor rezultuan rreth 170 milionë euro më të ulëta se 2019, viti më i artë për industrinë turistike me mbi 2 miliardë euro të ardhura.

Edhe në numër, vizitorët e huaj ishin gati 800 mijë më pak vitin që lamë krahasuar me vitin e parakrizës, edhe si pasojë e masave kufizuese anti Covid që shtetet aplikonin.

Pamundësia për të udhëtuar jashtë, ka bërë që edhe shqiptarët të ulin shpenzimet e tyre përtej kufijve në 1.1 miliardë euro, nga 1.5 miliardë euro që shpenzuan në 2019-ën. Kjo shënon edhe bilancin më të mirë historik neto të turizmit në mbi 800 milion euro, pra diferenca mes parave që sjellin turistët dhe atyre që shpenzojnë shqiptarët jashtë.

Por, teksa u duk se turizmi u rigjallërua pas goditjes që mori nga pandemia, vala e rritjes së çmimeve mund ta frenojë sërish rritjen e sektorit.

Kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa shpjegon se kjo do të prekë kryesisht vizitorët e paorganizuar, që mund të tkurren ndjeshëm në numër këtë vit si pasojë e çmimeve të larta që mund të dyfishohen sipas tij në jug të vendit.

Turistët e tjerë që kanë prenotuar tashmë për pushime në Shqipëri shton ai, do të përballen me ulje të cilësisë së shërbimit.

“Do të kemi ose rënie të shërbimit, ose anulim të kontratave duke ditur që shumë hotele janë me kredi dhe nuk e përballojnë t’iu përgjigjen këtyre kontratave të garantuara. Nuk mund të kemi atë numër të pritshëm të turistëve që do të vijnë në mënyrë të paorganizuar, sepse çmimet do të jenë mbi pritshmëritë e tyre, gati me 40-50%, pra do të ketë rënie të tyre."

"Këto vizitorë do të ndodhen përballë kësaj të papriture ku nëse një hotel vjet e kanë paguar 100 euro dhoma natën, do ta paguajnë dhe 150 euro. jugu, pjesa e Dhërmiut, Himara e riviera në tërësi në mendimin tim do të kenë dyfishim çmimesh”, thotë Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Pas turistëve shqipfolës nga Kosova që zënë peshën kryesore, edhe këtë vit sipas operatorëve të tregut sezoni veror do të mbështetet edhe te vizitorët polakë.

“Tregu tradicional është tregu polak që edhe sivjet ka konfirmuar numra të konsiderueshëm, ishin planifikuar nga Bjellorusia, Ukraina por për shkak të situatës do t’i mungojë tregut turistik të Shqipërisë. Janë konfirmuar edhe turistë nga Zvicra e vendet nordike”, shprehet Kasa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)