21 Dhjetor 2024

Të goditura rënd eksportet ruse zhvendosen në Azi

Moskë, 31 mars - Të dhënat e kompanive të gjurmimit të ngarkesave të energjisë ‘Vortexa’ njoftojn se eksportet e naftës ruse, nga të cilat blerësit evropian dhe amerikan po shmangen, filluan të zhvendosin destinacionin e tyre në vendet aziatike, duke shkaktuar ndryshime në lëvizjet fizike të ngarkesave.

Pas një muaji të sulmit rus në territoret ukrainase, sanksionet ekonomike perëndimore ndaj Rusisë dhe oligarkëve rus filluan të ndikojnë në ngarkesat e naftës.

Eksportet e Rusisë në Evropë midis 1 dhe 22 marsit kanë shënuar një rënie prej rreth 280 mijë fuçi në ditë, duke arritur në 1,3 milion fuçi në ditë. Megjithatë, eksportet në Azi, në rajonin që historikisht ishte një blerës i pazakontë i naftës së papërpunuar ruse të Detit të Zi dhe Detit Baltik, janë rritur për 220 mijë fuçi në ditë gjatë të njëjtës periudhë.

Të dhënat tregojnë se pjesa e Azisë në eksportet ruse të naftës së papërpunuar të Detit të Zi dhe Detit Baltik për muajin mars arriti në 25 për qind, shifër më e lartë që nga muaji prill i vitit 2020.

Kina dhe India janë dy blerësit e eksporteve të fundit të naftës së Detit të Zi dhe Detit Baltik derisa furnizimet ruse të naftës përbëjnë 5 për qind të importeve totale të Azisë.

Të dhënat zbuluan se në muajin shkurt 73 për qind nga totali i naftës ruse dhe produkteve detare eksportoheshin në vendet që Rusia i quajti "jomiqësore".

Importues të naftës së papërpunuar ruse janë pothuajse e gjithë Evropa, por edhe SHBA, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori.

Sipas të dhënave, rreth 1,4 milion fuçi në ditë vlerësohet se kanë humbur në ngarkesat e muajit mars.

Ndikimi kryesor i sasisë në rënie të eksporteve ruse pritet të reflektojë më tej në javët e ardhshme derisa eksportet në Azi parashikohen të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, por si eksportuesi është i pari.

Megjithatë, IEA parashikon se prodhimi rus i naftës mund të bjerë me 3 milionë fuçi në ditë duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)