Skanerët e Doganës zbulojnë mallra të fshehura
Prishtinë, 16 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara.
Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët dogana kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll.
Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar.
Për arsye të natyrës së mallrave duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë.
Në vijim gjeni përshkrimin e mallit të ndaluar: Dylbi për armë të markës - 2 copë; Laser për armë - 5 copë; Dylbi të markës - 1 copë; Këmbë për armë - 1 copë; Shigjetë harkore – 1 copë; Laser për centrimin e armës – 3 copë; Aksesore për armë gjuetie – 3 copë; Mbajtëse e revoles – 1 copë dhe Mbajtëse e armës dhe karikatorit – 1 copë.