Shell ndalon të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse
Londër, 8 mars - Një ndër kompanitë më të mëdha të naftës Shell, ka deklaruar se do të ndalojë menjëherë të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse dhe do të mbyllë stacionet e saj të shërbimit, karburantet e aviacionit dhe operacionet e lubrifikantëve në Rusi.
Vendimi i kësaj kompanie vjen pasi disa kompani të mëdha ndërkombëtare janë tërhequr nga Rusia pas pushtimit të saj në Ukrainë.