04 Qershor 2023

SHBA-të bëhen tregu kryesor eksportues i Kosovës

Prishtinë, 28 janar - Në takimin e mbajtur me anëtarët e komiteteve të Odës Ekonomike Amerikane, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, u shpreh se komunikimi në mes të institucionit që ai drejton dhe bizneseve është gjithmonë i mirëseardhur, duke shtuar që sugjerimet dhe rekomandimet nga ana e bizneseve janë të rëndësishme për këtë institucion.

Drejtori Llugaliu theksoi që në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë tashmë tregu kryesor eksportues i Kosovës.

‘’Një ndër objektivat kryesore strategjike të doganës është lehtësimi i tregtisë në të cilin ka pasur progres të dukshëm vitin e kaluar, por që gjithmonë ka çështje në të cilat duhet fokusuar më tepër’’, theksoi drejtori i doganave, Agron Llugaliu, duke shtuar që Dogana ka për synim vendosjen e standardeve të reja në lidhje me kërkesat e prodhuesve të cilat do të pranojnë përgjigje brenda dy javëve në lidhje me autorizimet.

Sa i përket investimeve të huaja, drejtori Llugaliu tha se kohëve të fundit po vërehet një interesim i madh nga ana e investitorëve të huaj për bashkëpunim me prodhuesit e Kosovës. Ai shtoi që dogana është ne dispozicion dhe e hapur për të gjitha kërkesat në mënyrë që investitorët të mos hasin në pengesa apo barriera në Kosovë.

Në takim u diskutuan edhe shume aspekte të rëndësishme në lidhje me aspekte që u konsideruan thelbësore për operimin e bizneseve, përfshirë edhe shtimin e bashkëpunimit për luftimin e ekonomisë joformale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)