ShBA, rritja e tarifave tregtare shton papunësinë
Studimi, nga një grup që mbron tregtinë e lirë argumenton se rrjeti i përgjithshëm i punësimit ka rënë në mbarë ShBA-në dhe numri i përgjithshëm mund të arrijë në 944 mijë, mes të cilëve Kalifonia pritet të ketë humbjen më të madhe me 113 mijë vende pune.
Pas Kalifornisë humbje të lartë do të kenë edhe Teksasi, Florida, Nju Jorku dhe Ilinoisi.
Studimi i bazoi përfundimet tek ndikimi i të gjitha tarifave e kuotave që ishin në zbatim ose u shpallën nga 1 nëntori.