23 Dhjetor 2024

SHBA dhe Kina pritet t'i japin fund luftës tregtare

Washington, 7 shkurt - Bisedimet e nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pritet të rifillojnë javën e ardhshme me shpresën që t’i jepet fund një lufte tregtare që po përshkallëzohet mes dy superfuqive ekonomike.

Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin konfirmoi për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se ai the përfaqësuesi për tregtinë, Robert Lighthizer do të shkojnë në Pekin me një “ekip të gjerë”.

Si amerikanët edhe kinezët kanë shprehur vullnetin për të arritur një marrëveshjes për shmangien e një afati më 2 mars të vendosur nga Washingtoni për rritjen e tarifave amerikane ndaj produkteve kineze.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, tarifat ndaj mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë do të rriten nga 10 në 25 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)