Rusia furnizon për herë të parë Kinën me naftë
Moskë, 2 janar - Rusia ka nisur për herë të parë furnizimin me naftë të Kinës, përmes një tubacioni të ri.
Me anë të një degëzimi të naftësjellësit Siberi e Lindjes - Paqësor për në Daqing të Kinës Verilindore, Rusia planifikon që në 20 vitet e ardhshme ta furnizojë Kinën çdo vit me 15 milionë tonë naftë.
Me tubacionin e ri, Rusia synon të zvogëlojë varësinë e saj nga tregu evropian.
Për Kinën ky furnizim është pjesë e një strategjie afatgjatë për të siguruar furnizimin me naftë për ekonominë e saj, që rritet me vrull.