Rusi: Çmimi i naftës nën 60 dollarë brenda 3 viteve
Moskë, 11 dhjetor - Nga Rusia vijnë lajme të mira për çmimin e naftës. Gjatë 3 viteve të ardhshme çmimi do të ulet për një fuçi naftë nën 60 dollarë.
Sipas zëvëndeskryeministrit dhe ministrit rus të Financave, Alexey Kudrin, një çmim i tillë do të qëndrojë në këtë nivel për një vit e gjysmë.
Ministri Kudrin e bëri këtë analizë në Moskë më 9 dhjetor, gjatë një fjalimi në Drejtorinë ruse të Auditit.
Sipas ministrit deficiti buxhetor i Rusisë është shumë i lartë dhe me çmimin momental prej 75 dollarësh për fuçi, ai zë 4.6 për qind të GDP-së.
Për këtë arsye, qeveria ruse do të përpiqet të ulë deficitin gjatë 4 viteve të ardhshme.