Novartis investon 500 milionë dollarë në Rusi
Bern, 22 dhjetor - Kompania farmaceutike zvicrane Novartis kumtoi sot se do të investojë 500 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në repartet e Rusisë.
Novartis thekson se investimet parashikojnë ndërtimin e fabrikës së barnave në Sant Petersburg, si dhe marrëdhënie partnerike në hulumtim dhe zbillim më kompaninë ruse.
Kompania zvicrane pohon se ndërtimi i fabrikës do të fillojë në vitin 2011 dhe se do të prodhojë 1.5 miliardë barna gjenerik në vit.