29 Maj 2023

Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2022 ishte 11.6 për qind

Prishtinë, 26 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar publikimin vjetor të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2022.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar është zbatuar nga muaji janar i vitit 2015, ndërkohë që përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2022, të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2022 ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6%, krahasuar me vitin 2021.

Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%); shërbime hoteliere (11.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (10.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); energji elektrike (7.4%); kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.3%); pajisje shtëpiake (6.2%); peshq (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (5.7%); blerje e automjeteve (5.2%); gjëra personale (5.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (5.0%); pije alkoolike (4.1%); produkte farmaceutike (3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.4%), me një ndikim të përbashkët prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)