29 Maj 2023

Norma e inflacionit të konsumatorit në Eurozonë rritet në 7 për qind

Frankfurt, 3 maj - Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Eurozonë u rrit në 7 për qind në prill për shkak të rritjes së kostove të energjisë, duke përmbushur parashikimet e tregut, sipas vlerësimeve të publikuara dje.

Shifra shënoi rritje nga niveli më i ulët 13-mujor prej 6.9 për qind në mars, pas katër muajsh radhazi rënieje.

Çmimet e energjisë u rritën me 2.5 për qind në bazë vjetore në prill, pasi ranë me 0.9 për qind në muajin mars.

Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit pritet të kenë normën më të lartë vjetore në muajin prill me 13.6 për qind, duke u zbutur nga 15.5 për qind në mars.

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë u rrit me 0.7 për qind në muajin prill.

Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së vetme vlerësohet të ketë rënë me 0.8 për qind në bazë mujore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)