30 Tetor 2024

Në tri raste të ndara njësit e Doganës parandalojnë kontrabandën

Prishtinë, 19 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatave nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi tregtohet cigare pa banderola, njësit relevante të Doganës kanë organizuar një kontrolle.

Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë.

Derisa ne rastin e dytë zyrtaret Doganore kane organizuar poashtu një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandimit të mallrave dhe me kete rast është zbuluar dhe parandaluar një rast tentim kontrabandimi i një makine hidraulike për prejen e drunjëve.

Derisa rasti I tretë është zbuluar në magjistralen Ferizaj-Kaqanik në kuadër të Planit të përbashkët operativ të Doganes, ATK-së dhe Policisë së Kosoves ku është arritur të identifikohet një veturë e cila ishte duke transportuar mall me origjinë të huaj e për të cilën pala nuk posedonte dokumentacion që e dëshmon se ky mall ka hyrë përmes rrugëve ilegale në Kosovë (mall i kontrabanduar).

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)