23 Dhjetor 2024

Në dy vitet e fundit Euro ka humbur 15% të vlerës së saj ndaj Lekut

Tiranë, 20 janar - Konfindustria shpreh shqetësimin për politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, me shfaqje të dukshme humbje të pavarësisë së saj, në rastin e dobësimit të skashëm të euro-s kundrejt Lek-ut.

Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku ka thënë së gjatë dy viteve të fundit 2017-18 Euro ka humbur 15% të vlerës së saj ndaj monedhës kombëtare, ku 9% është humbur gjatë vitit të kaluar, me pasoja të rënda në afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor sipas tij kanë qenë të vonuara dhe të paefektshme duke goditur mjaft industri vendore dhe duke favorizuar importet.

Konfindustria vlerëson, se zbatimi joefektiv i detyrimeve ligjore nga Banka e Shqipërisë, në rastin e forcimit të monedhës kombëtare nga burime qartësisht jo formale dhe të përkohshme, ka patur si pasojë rritjen e diskutueshme të treguesve kryesorë makroekonomikë.

 "Sa më sipër ka sjellë përfitime formale të bilanceve qeveritare nga ulja e shumës së përgjithshme të pagesave të buxhetit ndaj borxhit të jashtëm dhe deri në paraqitjen e treguesve jo të saktë të performancës së ekonomisë shqiptare para investitorëve të huaj si në rastin e emetimit të eurobondit në periudhën e fundvitit 2018, duke prekur drejtpërdrejtë seriozitetin e shtetit shqiptar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare në afatgjatë", ka theksuar Buxhuku.

Sipas analizave të Qendrës së Studimeve të Konfindustrisë, gjatë vitit 2018 përvec zhvleftësimit të drejtpërdrejt të të ardhuarave dhe kursimeve të qytetarëve, sektorët më të prekur nga zhvleftësimi jo i natyrshëm i Euro-s janë eksportet, bujqësia, transportet, industria agropërpunuese të lidhura me tregun e brendshëm me humbje të përllogaritura në dhjetra milionë euro.

Ndërkohë, janë favorizuar ndjeshëm importet në të gjithë sektorët e ekonomisë. Vetëm importuesit e karburanteve kanë përfituar të paktën 70 milionë euro nga forcimi i monedhës kombëtare dhe organizimit jokonkurencial të tregut.

Goditje të fortë ka marrë edhe fuqia konkuruese e vendit në tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të huaja.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)