29 Maj 2023

Ndërhyrja e BSH-së në tregun valutor do të përfundoj më humbje të rënda financiare

Tiranë, 10 maj - Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë (BSH) në tregun valutor, për të përballuar zhvleftësimin e fortë të Euro-s kundrejt Lek-ut do të ishte pa asnjë ndikim dhe do të përfundonte në humbje të rënda dhe të panevojshme financiare.

Ndihma e domosdoshme afatshkurtër për kategoritë e prekura të bizneseve sipas Konfindustrisë duhet të kryhet nëpërmjet një paketë të jashtëzakonshme financiare të qeverisë.

"Përfundimi i mësipërm vjen duke patur parasysh mënyrën e sotme të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik dhe financiar kombëtar si dhe varësinë e fortë të tij në natyrën në masë të madhe informale të flukseve valutore të huaja", thekson Konfindustria.

Në harkun e një viti financiar 2022-2023 monedha Euro është zhvleftësuar në mbi 9% kundrejt Lek-ut duke prekur rëndë industritë dhe prodhimin vendor dhe sidomos eksportet shqiptare.

Vetëm industria e manifakturës përllogaritet të ketë humbje mbi 200 milion euro nga mbiçmimi i panatyrshëm i Lek-ut.

Grupet e bizneseve importuese janë përfituesit kryesorë të dobësimit të tejskashëm të sforcuar të Euro-s kundrejt Lek-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)