21 Dhjetor 2024

Nafta kap shifra rekord, kalon mbi 100 dollarë për fuçi

New York, 24 shkurt - Çmimi i naftës ka shkuar në mbi 100 dollarë, pasi presidenti Putin nisi një "operacion special ushtarak" në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 102.30 dollarë për fuçi, niveli më i lartë për më shumë se shtatë vjet. Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar, dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Lajmi goditi gjithashtu çmimet e aksioneve, me tregjet aziatike të aksioneve që pësuan  rënie të ndjeshme.

Bursa e Moskës pezulloi tregtimin të enjten menjëherë pasi rubla ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2016.

Çmimi i arit – i cili konsiderohet një aset parajse në kohë pasigurie – u rrit me 2%.

Në përgjigje të veprimit ushtarak të Rusisë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se do të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Këshilli Evropian tha se do të "impononte pasoja masive dhe të rënda ndaj Rusisë për veprimet e saj".

SHBA dhe BE kishin vendosur tashmë një sërë sanksionesh në përgjigje të veprimeve të Putinit kundër Ukrainës.

Britania e Madhe ka ngrirë asetet e pesë bankave dhe tre miliarderëve rusë, të cilët gjithashtu janë goditur me ndalime udhëtimi.

Të martën, Boris Johnson tha se këto sanksione ishin vetëm "breshëria e parë" dhe mund të zgjateshin.

SHBA rriti gjithashtu presionin ndaj Rusisë të mërkurën duke vendosur gjoba ndaj firmës ruse që qëndron pas gazsjellësit Nord Stream 2 dhe oficerëve të saj të korporatës.

Nord Stream 2 është një tubacion 1,200 km nën Detin Baltik, i cili është projektuar për të marrë gazin nga bregdeti rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.

Të martën, Gjermania ngriu miratimin përfundimtar për tubacionin, i cili është ndërtuar por nuk është në funksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)