Më 30 mars do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
![Më 30 mars do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë](http://ekonomia.info/repository/images/main/Great_Britain_economy_-_Ekonomia_e_Britanise_se_Madhe.jpg)
![Më 30 mars do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë](http://ekonomia.info/repository/images/main/me_30_mars_do_te_mbahet_ankandi_i_letrave_me_vlere.jpg)
Prishtinë, 23 mars - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar se se më 30 mars 2022 mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.