Më 29 prill do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
Prishtinë, 22 prill - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7 vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021. Vlera e emetuar do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
Njëkohësisht, ju lutem që të na përfshini në kopje [email protected] kur e dërgoni tek mediat e shkruara.