Më 10 mars do të mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë
Prishtinë, 3 mars - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MPT) ka njoftuar se me 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.
Në këtë ankand sipas MFPT-së do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.