Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë
Prishtinë, 27 janar - Sot në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal.
Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi znj. Shkendije Geci –Sherifi.
Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.
Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.
Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që është inicuar marrëveshja e njejtë edhe me Estoninë.