Kinë: 2010, import-eksporti pritet të kalojë 2900 miliardë dollar
Pekin, 18 dhjetor - Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës për vitin 2010 ka perspektivë të kalojë 2.9 miliardë dollarë amerikanë, tha më 17 dhjetor, zëvendësministri i Tregtisë së Kinës, Zhong Shan
Krahas rigjallërimit gradual të ekonomisë botërore, tregtia e jashtme e Kinës ka pasur një rritje të përshtatshme.
Deri në nëntor të vitit 2010, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 2.68 miliardë dollarë amerikanë, duke kaluar nivelin e vitit 2009.
Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Bashkimit Evropian vijon të rritet. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Statistikave e BE-së, gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, rritja ka vazhduar. Kina mban vendin e parë për importin dhe vendin e dytë të eksporteve në BE.
Nga janari deri në shtator të vitit 2010, vëllimi i importeve të BE-së nga Kina arriti në 204 miliardë e 400 milionë euro, duke u rritur me 30.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mallrat kineze zunë 18.8% të importeve të BE-së.
Në këtë periudhë, vëllimi i eksporteve të BE-së drejt Kinës arriti në 82 miliardë e 300 milionë euro, duke u shtuar me 38.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Kinë eksportohen 8.4% të mallrave evropiane ndërsa 18.1 shkojnë drejt SHBA-së.
Edhe vëllimi i përgjithshëm tregtar mes Kinës dhe Rumanisë arriti 2 miliardë e 300 milionë euro, shifër kjo 40% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2009. Të dhënat i publikoi Qendra e Nxitjes së Investimeve të Huaja dhe të Tregtisë, në Rumani. Matja është bërë nga janari deri në tetor të vitit 2010.
Gjatë kësaj periudhe eksporti i lëkurës nga Rumania drejt Kinës arriti 200 mijë euro, duke u ngritur 10 herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009.
Ndërkohë nga marsi i këtij viti deri tani, Kina ka zënë vendin e parë ndër shtetet jashtë BE-së që eksporton mallra në Rumani. Mallrat kineze përbëjnë 20% të importeve rumune.