Kina vendi më i madh i shitjes së automjeteve në botë
Pekin, 24 dhjetor - Në vitin 2009 Kina e tejkaloi SHBA-në dhe u bë vendi më i madh i shitjes së automjeteve në botë.
Gjatë vitit 2010 sasia e shitjes së automjeteve të Kinës është rritur në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas parashikimit, sivjet, sasia e shitjes së automjeteve të Kinës do të thyejë rekordin më të lartë në historinë e SHBA-së.
Një ditë më parë, zv.sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Industrisë së Automjeve të Kinës Xiong Chuanlin parashikoi se në dhjetorin e këtij viti, sasia e shitjeve të automjeteve të Kinës parashikohet të jetë mbi 1.6 milion dhe sasia e përgjithshme vjetore do të arrijë në 18 milionë.