Kapet një furgon me pije jo-alkoolike gjatë tentim kontrabandës
Prishtinë, 10 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim: Coca cola 1072 litra, Fanta 160 litra dhe Shweppes 60 litra
Malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjine nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës.
Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontrabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.