21 Dhjetor 2024

Investimet e huaja regjistrojnë rritje për 39 për qind

Prishtinë, 3 tetor - Përgjatë Konferencës Rajonale, me qëllim të promovimit të investimeve u diskutua edhe rreth mundësive të cilat ofron Kosova e poashtu edhe vendet e rajonit për investitorët, me ç’rast u diskutua rreth politikave aktuale, infrastrukturës ligjore dhe punën të cilën po bënë aktualisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në këtë aspekt.

Pjesë e Panelit të II-të diskutues ishin: Zef Dedaj - U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA); Edin Fakic - Udhëheqës Sektori për kujdes për klientë dhe investitor, Drejtoria për Zonat Zhvillimore, Teknologjike, Industriale; dhe Dragana Šofranac – Menaxhere e Projektit në Odën Ekonomike të Malit të Zi.

Në panelin e dytë të Konferencës Rajonale, me temë: "Òªfarë ofron Kosova dhe vendet e rajonit për investitorët?", Zef Dedaj Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), theksoi se Kosova po bëhet vazhdimisht më aktraktive për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Sipas Dedajt në periudhën Janar-Qershor të këtij viti 39% janë më të larta investimet e huaja se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) Zef Dedaj, ka thënë se deri në fund të vitit pritet të arrijnë deri 1 miliard euro investimet e huaja në Kosovë.

Në këtë panel, edhe Dragana Shofranac, Menaxhere e Projektit në Odën Ekonomike të Malit të Zi ka thënë se shteti tyre ka taksa favorizuese për investime të huaja. Sipas saj në sektorin e turizmit ka klimë të favorshme për investime në Mal të Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)