Inflacioni në Britaninë e Madhet rritet në nivelin 5.5 për qind
Londër, 17 shkurt - Inflacioni britanik ka mbetur në nivelin më të lartë të 30 viteve, pas rritjes në janar, pasi thellimi i një krize të kostos së jetesës po shtrëngon të ardhurat e familjeve, sipas shifrave zyrtare.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se inflacioni i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI) arriti në 5.5% në janar, nga 5.4% në dhjetor duke mbetur në nivelin më të lartë që nga marsi 1992, kur arriti në 7.1%.
ONS tha se kostoja e rrobave dhe këpucëve nxiti rritjen e inflacionit muajin e kaluar, bashkë me zbritjet më të ulëta të muajit janar në dyqane që prej vitit 1990. Por inflacioni po rritet në të gjithë ekonominë, duke e rritur CPI në më shumë se dyfishin e objektivit prej 2% të Bankës së Anglisë.
Rritja e çmimeve të energjisë dhe kostove të karburantit kanë qenë faktorët më të mëdhenj në nxitjen e inflacionit deri në nivelet më të larta gjatë 30 viteve, megjithëse çmimet e ushqimeve dhe pijeve dhe shumë artikuj thelbësore të përditshëm kanë qenë gjithashtu në rritje.