29 Maj 2023

Inflacioni i vendeve të OECD-së shënon rënie

Vjenë, 5 maj - Organizatat për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka bërë të ditur se në muajin mars norma vjetore e inflacionit në 38 vendet anëtare të saj ishte 7,7 për qind, respektivisht duke shënuar rënie nga 8,8 për qind në muajin shkurtdolu.

OECD njoftoi se rënia erdhi nga lehtësimi i çmimeve të energjisë në rajon, pasi inflacioni i energjisë ishte 1,3 për qind në muajin mars nga 11,9 për qind në muajin shkurt.

Organizata përmendi se niveli maksimal i inflacionit vjetor ishte 10,7 për qind në muajin tetor të vitit 2022.

"Japonia, Luksemburgu, Spanja dhe Zvicra shënuan norma inflacioni nën 4 për qind, ndërsa inflacioni në Hungari dhe Türkiye ende tejkaloi 20 për qind", tha OECD.

Në Grupin e Shtatë (G7) vendeve inflacioni u ngadalësua më tej në 5,4 për qind në muajin mars, duke shënuar rënie nga 6,4 për qind në muajin shkurt.

Gjatë të njëjtës periudhë, inflacioni vjetor në eurozonë po ashtu ra në 6,9 për qind nga 8,5 për qind, ndërkohë në vendet e G20-tës ra në 6,9 për qind nga 8 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)