23 Dhjetor 2024

Haradinaj u bën thirrje naftëtarëve që të tregojnë kujdes karshi çmimit në treg

Prishtinë, 28 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Fadil Berjani, kryetar i shoqatës.

Kryeministri Haradinaj, ka shprehur interesimin institucional për çmimin e derivateve në tregun e naftës, duke u bërë thirrje naftëtarëve të kenë kujdes karshi qytetarëve.

“Duke respektuar gjithmonë ekonominë e lirë të tregut, sot ju bëjë thirrje që të tregoni kujdes karshi çmimit në treg, duke respektuar edhe qytetarët”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të krijojë një infrastrukturë të mirë ligjore dhe administrative, të cilat më pastaj do të ndikojnë edhe në uljen e çmimeve në tregun e naftës dhe derivateve të saj.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, e njoftuan Kryeministrin Haradinaj për sfidat që ka kjo shoqatë, por edhe për çmimin e derivateve, duke numëruar edhe pengesat administrative dhe ligjore me të cilat përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën, mungesa e depove doganore dhe taksa për kyçje në rrugë, pengesa këto që ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e tregut.

Në këtë takim, po ashtu u bisedua edhe për masat e marra për taksën 100 për qind, e cila ka gjetur mbështetjen e fuqishme të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)